Dogana ndalon disa mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

Dogana ndalon disa mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

Dogana e Kosovës ka njoftuar të enjten se ka ndaluar një sasi të mallrave te padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës, raporton Gazeta Enigma.

Zyrtarët doganorë, në përputhje me procedurat e kontrollit të rastësishëm, thuhet se kanë ndaluar një udhëtar për kontroll të bagazhit përmes skanerit. 

Pas analizës së pamjeve nga skaneri, thuhet se është zhvilluar kontroll më i thelluar, gjatë të cilit janë gjetur rreth 100 copë produkte të padeklaruara.

“Për mosdeklarim të mallrave që udhëtari bart në bagazh në kundërshtim me Nenin 244 të Kodit Doganor të Republikës së Kosovës (KDA), rasti është cilësuar si kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma.

Related Articles