Haxhiu: Procedura për shkarkimin e Ambasadorit në Vatikon filloi qysh vjet

Haxhiu: Procedura për shkarkimin e Ambasadorit në Vatikon filloi qysh vjet

U.D e presidentes, Albulena Haxhiu pas shkarkimit të ambsadorit në Vatikan, Vehbi Miftari ka thënë se s’do ta quante të tillë, pasi siç tha ajo “çdo kthim nga misioni diplomatik nuk është shkarkim”.

Sipas Haxhiut, procedura për lirimin e Miftarit nga pozita ka filluar qysh në vitin 2025.

Ajo theksoi se nga lëndët e trashëguara nga ish-presidentja Vjosa Osmani, janë bërë tetë emërime, tri lirime dhe dy riorganizime të misioneve konsullore.

“Nuk do ta quaja shkarkim, çdo kthim nga misioni diplomatik nuk është shkarkim. Në diplomaci ka emërime, kthime, rotacion dhe ka nevojë që shërbimi i jashtëm të funksionojë sipas ligjit dhe nevojave të shtetit. Sa i përket Miftarit, procedura për lirimin e tij ka filluar në vitin 2025, unë kam trashëguar një numër të madh lëndësh në raport me këto çështje, ato lëndë i kam trashëguar nga Osmani. dhe Aty ku gjithçka është në rregull, në raport me procedurat do t’i shtyejë përpara. Në këtë drejtim jam bërë tetë emërime, tri lirime dhe dy riorganizime të misioneve konsullore”, tha Haxhiu.

Related Articles