Aktivistët pro-palestinezë thonë se 22 anije nga një flotilje që transportonte ndihma për Gazën janë ndaluar nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit grek të Kretës.
Organizatorët e Flotiljes Globale Sumud (GSF) e denoncuan veprimin si “pirateri”, duke thënë se personat në bord u kapën në mënyrë të paligjshme më shumë se 965 km (600 milje) nga Gaza, e cila është nën një bllokadë detare izraelite.
Ministria e Jashtme e Izraelit tha se rreth 175 aktivistë u arrestuan dhe e quajti flotiljen një “mashtrim PR”. Ministri i Jashtëm Gideon Saar tha se ata do të “zbarkoheshin në një plazh grek” më vonë të enjten, shkruan BBC,
Të dhënat e GSF treguan se shumica e 36 anijeve të mbetura në flotilje ishin aktualisht afër bregdetit jugor të Kretës.
Flotilja u nis dy javë më parë, me një total prej 58 anijesh nga Spanja, Franca dhe Italia, që synojnë të thyejnë bllokadën e Izraelit ndaj Gazës.
Të enjten, GSF tha se forcat detare izraelite kishin “kapur, hipur në anije dhe paaftësuar e shkatërruar sistematikisht anije të ndryshme” në flotë gjatë një “bastisjeje të dhunshme në ujërat ndërkombëtare” në veriperëndim të Kretës gjatë natës.
“Mbi 180 civilë nga e gjithë bota janë sulmuar drejtpërdrejt”, shtoi ajo.
