Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se askush nuk ka informacione rreth statusit të bisedimeve me Iranin.
Ai ka thënë se vetëm ai dhe disa të tjerë e dine saktë çfarë po ndodh me këto bisedime.
“Askush nuk e di se çfarë janë bisedimet, përveç meje dhe disa njerëzve të tjerë,” ka deklaruar Trump në Zyrën Ovale.
Trump ka thënë bllokada amerikane në Ngushticën e Hormuzit po funksionon sipas planit, raporton CNN.
“Ekonomia e tyre po shembet. Bllokada është e pabesueshme. Fuqia e bllokadës është e pabesueshme,” ka shtuar ai.
Trump nuk ka dhënë detaje rreth vazhdimit të armëpushimit, apo kthimit të sulmeve ndaj Iranit.
“Nuk e di nëse na duhet. Mund të na duhet”, ka shtuar numri një i SHBA-së.
