Të premten Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se po vazhdon inspektimet në sektorët me rrezikshmëri të lartë në territorin e Kosovës.
Në 48-orëshin e fundit Inspektorati ka realizuar aksione vetëm në sektorin e ndërtimtarisë.
Sipas raportit, nga gjithsej 32 inspektime, në 14 vendpunishte janë ndaluar punimet dhe katër janë proceduar në Polici. Po ashtu, në 21 vende janë shqiptuar vërejtje.
