Qeveria amerikane: Lufta me Iranin ka përfunduar

Qeveria amerikane: Lufta me Iranin ka përfunduar

Qeveria amerikane thotë se lufta me Iranin ka përfunduar, duke shtuar edhe se armëpushimi e ndërpreu afatin 60-ditor që kërkonte miratimin e Kongresit për vazhdimin e operacionit ushtarak.

Me sa duket për të shmangur një votim të detyrueshëm me ligj në Kongres, qeveria amerikane e konsideron luftën me Iranin të përfunduar. Kështu u shpreh një përfaqësues i qeverisë, raporton DW

Ligji “War Powers Resolution” i vitit 1973 parashikon që një operacion ushtarak duhet të përfundojë brenda 60 ditësh; përndryshe, presidenti amerikan ka nevojë për miratimin e Kongresit. Afati prej 60 ditësh përfundonte këtë të premte (01.05.).

Afati është ndërprerë nga armëpushimi

Megjithatë sipas përfaqësuesit qeveria e SHBA-së argumenton se numërimi i afatit është ndërprerë nga armëpushimi që ka hyrë në fuqi që nga fillimi i prillit. “Që nga e marta, 7 prill, nuk ka pasur shkëmbim zjarri midis forcave amerikane dhe Iranit”, citohet ai nga mediat amerikane.

Related Articles