Ligji i Izraelit që prezanton dënimin me vdekje për palestinezët e dënuar për sulme vdekjeprurëse “thellon diskriminimin racor dhe përbën një shkelje serioze të të drejtave të njeriut”, pohoi Komiteti i Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Diskriminimit Racor, shkruan Al Jazeera .
“Ligji i ri është një goditje e rëndë për të drejtat e njeriut, duke përmbysur moratoriumin de facto të Izraelit për ekzekutimet që nga viti 1962 dhe duke zgjeruar përdorimin e dënimit me vdekje në Izrael dhe në territorin e pushtuar palestinez”, tha komiteti në një deklaratë,
Ligji, siç theksojnë ata, “zbatohet vetëm për ata të dënuar për vrasje me paramendim me qëllim ‘mohimin e ekzistencës së Shtetit të Izraelit’, gjë që de facto e bën atë të zbatueshëm ekskluzivisht për palestinezët”.
Prandaj, komiteti i bëri thirrje Izraelit të shfuqizojë ligjin dhe “t’i japë fund të gjitha politikave dhe praktikave që përbëjnë diskriminim racor dhe ndarje të palestinezëve”.
Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi se pasojat e konfliktit dhe paqëndrueshmërisë rajonale po “përkeqësohen në mënyrë dramatike nga ora në orë”. “Tani është koha për dialog, për zgjidhje që mund të na kthejnë nga pragu i greminës dhe për masa që mund të hapin rrugën drejt paqes”, shkroi Guterres në rrjetin social X.
