U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, është përgjigjur në lidhje me konferencën që kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti, mbajti në orët e para të 29 prillit bashkë me ish-kandidaten për presidente, Feride Rushiti, në ambientet e Presidencës.
Haxhiu në Studime të Vushtrrisë për homazhet me rastin e përkujtimit të masakrës në këtë fshat nga forcat serbe, tregoi se pse ka lejuar mbajtjen e asaj konference në atë hapësirë, Haxhiu u përgjigj: “Institucionet nuk janë private, janë publike”
Kurti dhe Rushiti iu drejtuan opinionit në orët e para të 29 prillit, pak pasi Kuvendi dështoi të zgjidhte presidentin e vendit në seancën e 28 prillit, e cila përfundoi në orën 24:00.
Ky veprim i Kurtit u kritikua në publik, duke u konsideruar si keqpërdorim i pozitës dhe i pushtetit.
