Bajrami: Urime Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, faleminderit gazetarëve që punojnë në kushte jo të lehta vetëm për ta thënë të vërtetën

Bajrami: Urime Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, faleminderit gazetarëve që punojnë në kushte jo të lehta vetëm për ta thënë të vërtetën

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka falënderuar gazetarët në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Ajo shkroi në Facebook se falë punës së gazetarëve, “shumë skandale janë bërë publike”.

“Urime Dita Botërore e Lirisë së Shtypit! Sot dua t’i falënderoj të gjithë gazetarët që punojnë në kushte jo të lehta, shpesh nën presion, kërcënime e sulme, vetëm pse zgjedhin ta thonë të vërtetën. Falë punës suaj, shumë skandale janë bërë publike. Falë guximit tuaj edhe puna jonë si opozitë është bërë me e lehtë, transparenca detyrimisht është rritur dhe shumë skandale e keqpërdorime sot janë subjekt i organeve të drejtësisë”, shkroi ajo.

Bajrami thotë se “është evidente se pa liri të mediave s’ka demokraci”.

“Një shoqëri pa media të lira është shoqëri pa sy, pa veshë dhe pa mbrojtje ndaj pushtetit. Prandaj, mos u ndalni asnjëherë, pavarësisht kush e udhëheq këtë vend. E vërteta është më e rëndesishmja, le të jetë mision i secilit. Ne politikanët votohemi për të udhëhequr, jo për të sunduar. Respekt për secilin gazetar që çdo ditë zgjedh të qëndrojë në anën e së vërtetës”, shkroi ajo.

Related Articles