Kusari: Pavarësia e bordit të RTK-së fillon të testohet që nga sot

Kusari: Pavarësia e bordit të RTK-së fillon të testohet që nga sot

Bordi i ri i RTK-së, do mbajë sot mbledhjen e parë. Në këtë takim do të zgjidhet kryetari i bordit dhe do të emërohet ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm

Lidhur me këtë, juristja e medias, Flutura Kusari, tha se pavarësia e bordit të transmetuesit publik “do të të testohet që nga sot”.

“Pavarësia e bordit të RTK-së fillon të testohet që nga sot, në orën 17:30.Bordi i RTK-së e publikoi njoftimin për mbledhje, jo tri ditë më herët, por vetëm një ditë më herët. Shnosh, kanë mujtë edhe mos me na lajmëru hiç. Atëherë, sot mbledhja e bordit të RTK-së mbahet në orën 17:30. Do të zgjidhet kryetari i bordit dhe do të emërohet ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm”, tha Kusari.

“Ju ftoj të mos paragjykoni derisa t’i shohim vendimet e para të bordit”, u shpreh tutje ajo.

“Unë, sigurisht, do të shkoj ta monitoroj dhe do t’ju mbaj të informum”, tha në fund Kusari.

Related Articles