Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) ka nisur një hetim penal për korrupsion dhe mashtrim të mundshëm që përfshin fondet bujqësore të Bashkimit Evropian në Kroaci.
Policia po mbledh prova në disa qarqe në Kroacinë qendrore.
“Hetimi lidhet me aktivitetet e shtetasve kroatë të dyshuar për abuzim me detyrën dhe autoritetin, marrje dhe ofrim ryshfeti, mashtrim me subvencione dhe falsifikim dokumentesh si pjesë e një shoqate kriminale dhe në dëm të interesave financiare të BE-së”, tha EPPO.
