Gjatë ditës së sotme rreth orës 13:20 në stacionin policor në Shtime është paraqitur një grua,e cila ka raportuar se ishte viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes nga djali i saj.
Më tutje bëhet e ditur se viktima kishte pranuar edhe trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
I dyshuari, mashkull 24-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.
