Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Meta, ka deklaruar se pret që së bashku me Vjosa Osmanin dhe Lidhjen Demokratike e Kosovës të arrijnë rreth 30 për qind në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Meta tha se përfshirja dhe aktivizimi i Osmanit në skenën politike do të ndikojë në stabilizimin e përgjithshëm të skenës politike në vend.
“E rëndësishme është që tashmë me aktivizimin dhe angazhimin e Vjosa Osmanit në skenën politike dhe partiake, e gjithë skena politike në Kosovë do të stabilizohet. Jam i bindur se këto diferenca të mëdha mes partisë së parë dhe partive të tjera do të zvogëlohen, do të jenë më minimale dhe mund të shprehem në mendimin tim personal se me LDK-në mund të marrim rreth 30%,” tha Meta.
