Gucati: OVL e UÇK-së kërkon kthimin e krahut të luftës në pushtet

Gucati: OVL e UÇK-së kërkon kthimin e krahut të luftës në pushtet

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, në një deklaratë për media tha se kjo organizatë dëshiron kthimin e krahut të luftës në politikë, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka theksuar se OVL UÇK-ja kërkon të ketë bashkëpunim të ngushtë me secilën parti, megjithatë, ai shtoi se si organizatë dëshirojnë kthimin e krahut të luftës edhe në pushtet.

“Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë që të jemi bashkë në një tryezë”, tha Gucati në Klan Kosova. “Ne ende kemi nevojë për liderë të fortë. Mendoj që korriku nuk do të shkojë e ata do të kthehen”, tha ai për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Related Articles