Ish-deputeti Driton Hyseni tregon se pse s’kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputeti Driton Hyseni tregon se pse s’kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Anëtari i LVV-së, Driton Hyseni, nuk ka kandiduar për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka thënë se ky është një vendim që e ka marrë në koordinim me kreun e partisë, Albin Kurtin, meqë do të angazhohet në kuadër të pushtetit ekzekutiv.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës sonë,

të nderuar bashkatdhetarë në mërgatë,

dhe ju miq që më keni qëndruar pranë në çdo rrugëtim politik,

Ju njoftoj se, në koordinim me Kryeministrin e vendit, z. Albin Kurti, kemi vendosur që angazhimi im të vazhdojë në kuadër të pushtetit ekzekutiv të Republikës së Kosovës, si vijimësi e rrugëtimit dhe betejave tona të përbashkëta për Kosovën, që nga viti 1998, kur ishim bashkë në shërbim të Zyrës së Përfaqësuesit Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Bacës Adem.

Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për secilin prej jush, për mbështetjen, konsideratën, besimin dhe vlerësimin që i keni dhënë Lëvizjes Vetëvendosje dhe mua personalisht gjatë kandidimeve në tri palë zgjedhje. Ju jam përjetësisht mirënjohës!

Jam përpjekur me gjithë dijen dhe mundësitë e mia që, me devotshmëri e besnikëri të ju përfaqësoj në Kuvendin e Republikës. Shpresoj t’ia kem dalë t’i përmbush pritjet tuaja.

Për Republikën tonë, do të jem gjithmonë aty ku kërkohen puna dhe përkushtimi për t’i shërbyer vendit.

Suksese Lëvizjes sonë të madhe dhe të gjithë kandidatëve të saj në zgjedhjet e 7 qershorit.

Related Articles