Keqtrajtoi fëmijët në kopsht, edukatorja nga Ferizaji dënohet me 11 muaj burgim e 5 vjet ndalim ushtrimi të profesionit

Keqtrajtoi fëmijët në kopsht, edukatorja nga Ferizaji dënohet me 11 muaj burgim e 5 vjet ndalim ushtrimi të profesionit

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur dënimin ndaj M.A., edukatore në një kopsht fëmijësh në Ferizaj,  për veprën keqtrajtim apo braktisje e fëmijës dhe lëndim i lehtë trupor. 

Gjykata e shpalli fajtore dhe e dënoi me 11 muaj burgim për keqtrajtim të fëmijës, kurse me gjashtë muaj burgim për lëndim të lehtë. Gjykata dënimin e fundit ia ka zëvendësuar më pas me dënim me gjobë prej 6 mijë euro. 

Po ashtu, e dënuara ka marrë edhe dënim plotësues me ndalim të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës së edukatores në kohëzgjatje prej pesë vjet.

“E pandehura M.A., akuzohet se më datë 4 nëntor 2025 dhe 5 nëntor 2025, në vazhdimësi, në intervalin kohor nga ora 09:00 deri më 14:30 në një kopsht të fëmijëve “M.” në Ferizaj, e pandehura ka keqpërdor të drejtat e saj të cilat i kishte si edukatore, e të cilës i ishin besuar në ruajtje, edukim dhe kujdes dy fëmijët e moshës 2 vjeçar, pra me dashje i ka keqtrajtuar ata duke përdorur masa fizike dhe mendore, duke i detyruar me dhunë për të fjetur, duke i shtyrë, tërhequr për flokë dhe përplasur për dysheme të dëmtuarit – fëmijët, me të cilin veprim ka kryer në vazhdim veprën penale keqtrajtim apo braktisja e fëmijës nga neni 243 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Related Articles