Të premten, është bërë hapja e Pixy Bar në qendër të Gjilanit, në podrumin e një banese kolektive më saktësisht te sheshi i qytetit, shkruan Gazeta “Enigma”.
E kjo, po i pengon banorëve të kësaj ndërtese.
Ata për Gazetën Enigma kanë treguar se menjëherë kanë lajmruar policin e Kosovës , për arsye se sipas tyre, ky klub nuk e ka vendin aty dhe se zhurma e madhe nga muzika me zë tejet të lartë, është pengesë për të gjitha familjet që banojnë aty.
“Hapja e kësaj diskoteke, në ndërtesën ku jetojme ne, nuk e ka pelqimin tonë. Zhurma shumë e madhe që krijohet me anë të volumit shumë të madh të muzikes po shqetëson banorët e sidomos të moshuarit dhe fëmijëve”, tha njëra nga banorët në këtë kompleks banesorë.
Gjithashtu ajo tregon se si personi me inicialet N.K. u kërcënua nga pronarët e këtij lokali, në mbrëmjen e djeshme.
“Për të njejtin rast është lajmruar edhe Policia e Kosovës, sepse ka ndodh edhe një kërcënim nga ana e PIXY BAR-it drejt njeriut që telefonoi policin për rastin”, ka thënë ajo.
Në lidhje me këtë çështje, Gazeta “Enigma”, është munduar ta mar një prononcim nga Policia Rajonale e Gjilanit, por këta të fundit nuk janë përgjigjur.
Banorët shprehen të vendosur që nuk do të lejojnë që ky lokal të punoj deri në orët e vona, nëse ata nuk marrin masa për ta ndaluar zërin e lartë të muzikës.
“Do te ankohemi në komunë, inspeksion, do të bëjmë peticione e nëse duhet do të mbajmë edhe protesta, do të bëjmë giithqka që duhet për ti ndaluar”, tha ajo.
Madje sipas saj, ky klub nuk e ka ende as lejen e komunës për të ushtruar këtë veprimatari.
Për çështjen e licensës, Gazeta Enigma është munduar, por nuk ka arritur të kontaktoj me zyrën e inspeksionit në Gjilan, nëse “Pixy Bar” është i pajisur me leje të punës apo jo.