Një incident me armë zjarri është raportuar mbrëmë në orët e vona pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave në rrugën “Avni Sarai” në Vushtrri.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë e pistoletës më gaz,
“Dëshmitari (shok i të dyshuarit), ka dorëzuar një pistoletë me gaz, që dyshohet se është përdorur në rast, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar edhe një pistoletë me 5 fishekë”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari ndodhet ende në arrati, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.
