Arrestohen dy persona në Klinë, sulmuan zyrtarët policorë

Arrestohen dy persona në Klinë, sulmuan zyrtarët policorë

Një incident është raportuar pasditen e së premtes në rrugën “Bill Klinton” në Klinë, ku dy persona janë arrestuar pasi dyshohen se kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, të dyshuarit meshkuj kosovar kanë penguar policët dhe më pas kanë i kanë sulmuar fizikisht.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Related Articles