Parashikimi i motit për këtë javë

Parashikimi i motit për këtë javë

Java pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, ku do të alternohen intervalet me diell dhe vranësirat, ndërsa në disa ditë priten reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me shkarkime elektrike

Sipas Institutit Hidrometerologjik, temperaturat do të mbesin tipike pranverore: Minimalet: 5°C – 11°C, ndërsa maksimalet: 16°C – 23°C.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar.

E hënë

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale: 5°C – 8°C

Temperaturat maksimale: 16°C – 19°C

Era nga veriperëndimi: 1–4 m/s

E martë

Mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale: 6°C – 9°C

Temperaturat maksimale: 18°C – 21°C

Era nga verilindja: 1–8 m/s

E mërkurë

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura priten përreth relievit malor.

Temperaturat minimale: 6°C – 9°C

Temperaturat maksimale: 18°C – 21°C

Era nga verilindja: 1–6 m/s

E enjte

Mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende pritet të sjellin reshje shiu dhe shkarkime elektrike.

Temperaturat minimale: 6°C – 9°C

Temperaturat maksimale: 18°C – 22°C

Era nga verilindja: 1–10 m/s

E premte

Mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale: 8°C – 11°C

Temperaturat maksimale: 18°C – 23°C

Era nga veriperëndimi: 1–6 m/s

Reshjet e herëpashershme, sipas IHMK-së dhe temperaturat e moderuara do të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore, veçanërisht për kulturat e mbjella së fundmi.

Lagështia në tokë pritet të mbetet e mjaftueshme për shumicën e kulturave. Megjithatë, fermerët këshillohen që gjatë ditëve me reshje dhe shkarkime elektrike të shmangin trajtimet me preparate mbrojtëse në parcela.

Related Articles