Më pak se një javë pas vizitës së presidentit amerikan, Donald Trum[, në Kinë, tani është presidenti rus, Vladimir Putin ai që po shkon në Pekin.
Rusia ka pritshmëri të larta për udhëtimin e Putinit në Kinë këtë javë, me Kremlinin që thotë se të dyja palët do ta përdorin vizitën për të zhvilluar më tej “partneritetin e tyre të privilegjuar”, shkruan Euronews,
Ndërsa Moska ka thënë zyrtarisht se vizita do të përqendrohet në forcimin e “partneritetit strategjik” midis Rusisë dhe Kinës, koha tregon një agjendë më të gjerë gjeopolitike – dhe për ndikimin diplomatik në rritje të Kinës.
Trump vizitoi Pekinin më pak se një javë më parë, por pavarësisht pritjeve të larta, udhëtimi u pa gjerësisht si zhgënjyes. Nuk pati përparim të rëndësishëm në tregti, Ukrainë apo konflikt me Iranin.
Pritet që të njëjtat çështje të jenë në qendër të vëmendjes në bisedimet e Putinit me presidentin kinez Xi Jinping.
