Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 7 qershorit vendit i duhet një president konsensual.
I pyetur nëse do të nevojitet kompromis për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së ardhshme, Kurti u përgjigje shkurt, duke thënë se duhet një president konsensual.
“Duhet president konsensual”, tha Kurti.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen më 7 qershor 2026, pasi që Kuvendi dështoi ta zgjedh Presidentin e vendit.
Për 120 ulëse në Kuvend, në zgjedhjet e 7 qershorit, sipas të dhënave të KQZ-së, do të garojnë 23 subjekte politike me gjithsej 917 kandidatë.
