56 vjeçari gjendet pa shenja jete në një fshat të Skenderajt

56 vjeçari gjendet pa shenja jete në një fshat të Skenderajt

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së sotme në një fshat të Skenderajt, ndërsa policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Sipas njoftimit, i ndjeri ishte afër vendbanimit të tij dhe vdekja iu konfirmua në vendin e ngjarjes,

“Menjëherë pas pranimit të njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe ekipi emergjent i QKMF-së në Skenderaj. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e personit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë kompetente hetimore, ndërsa hetuesit policorë, me autorizim të prokurorit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.”

Viktima është 56-vjeçar dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Pas përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës mashkull, 56 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Sipas rrethanave të konstatuara në vendin e ngjarjes, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen””, thuhet në këtë njoftim të organeve të rendit

Related Articles