Trajneri i Carlo Ancelotti ka shpjeguar vendimin për përfshirjen e Neymar në listën e Brazilit për Kupën e Botës, duke theksuar se gjendja e tij fizike është përmirësuar ndjeshëm.
Sipas Ancelottit, Neymar është vlerësuar gjatë gjithë sezonit dhe rikthimi i tij në formë ka ndikuar në vendimin për ta përfshirë në skuadrën prej 26 lojtarësh të Brazili.
Ai ka theksuar se ylli brazilian do të ketë të njëjtat përgjegjësi si të gjithë lojtarët e tjerë, duke lënë të hapur mundësinë që të luajë ose të qëndrojë në stol, varësisht nga nevojat e ekipit.
Ancelotti shtoi se përzgjedhja ka qenë e vështirë për shkak të konkurrencës së lartë, ndërsa e ka cilësuar skuadrën si një grup me cilësi, disiplinë dhe frymë kolektive, por jo domosdoshmërisht perfekt.
