Fahrije Hoti flet për herë të parë pasi u fut në politikë

Fahrije Hoti flet për herë të parë pasi u fut në politikë

Fahrije Hoti në një deklartë për media ka rrëfyer fillimet e jetës në fshatin Krushë të Madhe pas shkatërrimit nga lufta në Kosovë.

Hoti tha se data 26 mars ishte data kur ndryshoi përgjithmonë jeta e saj, duke potencuar se kthimi në fshat ishte tejet i vështirë në atë kohë.

“Me 26 mars humbën 4 burra të shtëpisë, 3 burra dhe një djal i ri 16 vjeç. Ndryshoi komplet atmosfera e familjes, gjetëm çdo gjë të shkatërruar, njerëz të humbur të zhdukur, pleq, ishim veç gra fëmijët ishin të rinj. Ka qenë shumë e vështirë rikthimi pasluftës në Krushë”, tha ajo në ‘Kosova Today’.

Related Articles