FSK stërvitje në Badoc dhe Mramor, Komuna e Prishtinës bën thirrje për mirëkuptim

FSK stërvitje në Badoc dhe Mramor, Komuna e Prishtinës bën thirrje për mirëkuptim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës, më 21-22 dhe 28 maj, do të zhvillojë stërvitje fushore në zonën e Liqenit të Badocit dhe përgjatë rrugës “Pëllazgët” në fshatin Mramor.

Theksohet se gjatë këtyre ushtrimeve do të ketë lëvizje të shtuar të automjeteve dhe personelit të FSK-së, si dhe përdorim të armëve dhe të shtëna stërvitore.

“Gjatë zhvillimit të ushtrimeve mund të ketë: lëvizje të shtuar të automjeteve dhe personelit të FSK-së, përdorim të armëve dhe të shtëna stërvitore. Andaj, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që të mos shqetësohen nga aktivitetet e lartcekura, pasi bëhet fjalë për ushtrime të planifikuara dhe të kontrolluara nga institucionet përgjegjëse të sigurisë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Related Articles