Analisti politik Albert Krasniqi ka komentuar gjuhën dhe klimën që po dominon në fushatën e partive politike për zgjedhjet e 7 qershorit, duke vlerësuar se debati publik po degradon në sulme personale.
Sipas Krasniqit, fushata po karakterizohet nga një gjuhë gjithnjë e më agresive dhe denigruese, duke e larguar fokusin nga programet dhe problemet reale të qytetarëve.
Ai përmendi si shembull deklaratën e Glauk Konjufcës ndaj presidentes Vjosa Osmani, e cila u etiketua si “frizere”, duke e cilësuar këtë si tregues të nivelit të ulët të diskursit politik.
Krasniqi u ndal edhe te incidenti në Skenderaj, ku është përfshirë Sami Lushtaku në një sulm fizik ndaj një zyrtari të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se raste të tilla janë shqetësuese dhe të papranueshme në një proces demokratik.
“Fushata e partive politike po karakterizohet me një gjuhë gjithnjë e më agresive dhe denigruese, e cila po e largon debatin nga programet dhe problemet reale të qytetarëve. Shembujt e fundit, si etiketimi i presidentes Vjosa Osmani si “frizere” nga Glauk Konjufca, tregojnë nivelin e ulët të diskursit politik dhe tendencën për të përdorur sulme personale në vend të argumenteve politike. Po ashtu, rasti i sulmit fizik në Skenderaj, ku është përfshirë Sami Lushtaku ndaj një zyrtari të Lëvizja Vetëvendosje, është shqetësues dhe i papranueshëm në një proces demokratik. Kur gjuha politike bëhet agresive dhe normalizon ofendimin apo nxitjen e tensioneve, rreziku që ato të reflektohen edhe në veprime konkrete bëhet më i madh”, tha Krasniqi për Indeksonline.
Ndërsa tha se partitë politike duhet të tregojnë më shumë përgjegjësi dhe ta zhvillojnë fushatën mbi ide, programe dhe respekt ndaj kundërshtarit politik
