Në 24 orët e kaluara vazhduan aktivitetet për shuarjen dhe parandalimin e zjarreve në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme, ku u angazhuan rreth 616 punonjës policie, 224 patrulla motoçikletash dhe 189 automjete, njoftojnë nga MPB.
Nga MPB gjithashtu informojnë se oficerë policie nga Njësia për shpërndarje të shpejtë dhe policia kufitare morën pjesë në operacionin e shpëtimit mbi fshatin Razlovci – Vrv Çokalica në 1.400 metra mbi nivelin e detit.
“Qytetarët nuk janë vetëm, të gjithë jemi me ta”, thonë nga Ministria e Brendshme./Gazeta Enigma/