I dyshuari që vrau Agron Hajdarin, i njohur me nofkën “Radulla”, ndodhet në arrati.
Rasti ndodhi mbrëmë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ndërsa dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të një borxhi që i dyshuari ia kishte viktimës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, “i dyshuari, mashkull kosovar, është larguar në drejtim të panjohur dhe aktualisht ndodhet në kërkim policor”.
