Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensioneve në Kosovë

Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensioneve në Kosovë

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka premtuar rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensioneve në Kosovë.

Në një konferencë për media, Hamza tha se qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë mbështetje dhe siguri financiare.

“Do të ketë rritje të pagave prej 50 për qind dhe kjo do të jetë e përhershme. Nuk do të jetë ndihmë vetëm gjatë fushatave zgjedhore, por një rritje e qëndrueshme, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë planifikim dhe parashikueshmëri financiare”, deklaroi ai.

Siç tha ai, kjo nënkupton që punëtorët e sektorit publik do të përfitojnë ekuivalentin e gjashtë pagave shtesë brenda vitit.

Ai po ashtu premtoi rritje prej 50 për qind edhe për pensionet dhe përfitimet sociale për të gjitha kategoritë, përfshirë pensionistët kontribuues, pensionistët e moshës, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, veteranët, personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, si dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Do të ketë rritje të pagave 50% dhe kjo do të jetë e përhershme, nuk do të jetë ndihmë në kohë fushatash zgjedhore, por e përhershme, që qytetarët e Kosovës të kenë planifikim dhe parashikueshmëri. Dhe kjo nuk i bie që punëtorët e Kosovës në sektorin publik të marrin një pagë më shumë në vit, por kjo i bie që të marrin gjashtë paga më shumë”. 

“Do të ketë rritje pensionesh për të gjitha kategoritë, për kontribuuesit, për moshën, për familjet e dëshmorëve, për invalidët e luftës, për veteranët, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, si dhe për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Do të ketë rritje të përfitimeve për 50%, dhe do të ketë edhe beneficione të tjera. Te familjet e dëshmorëve nuk do të ketë detyrim me zgjedh mes pensionit të dëshmorit, nëse ke tre dëshmorë në familje. Kjo është një lloj kujdesi i shtetit në raport me kontributin e tyre. 

“Dhe nuk do të ketë pagesë më të vogël se 250 euro”, tha Hamza mes tjerash.

Related Articles