Antonio Costa viziton Prishtinën më 3 qershor, takon liderët politikë

Antonio Costa viziton Prishtinën më 3 qershor, takon liderët politikë

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të vizitojë Prishtinën më 3 qershor, ku pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve dhe liderë të partive politike në vend.

Përgjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Costa do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiun, kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe krerët e partive opozitare.

“Të mërkurën, më 3 qershor, Presidenti Costa do të shkojë në Prishtinë, për t’u takuar me Presidenten në detyrë Albulena Haxhiu, kryeministrin në largim Albin Kurti dhe kryetarët e partive opozitare”, konfirmon Këshilli Evropian.

Kjo vizitë e Costas vjen në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Costa gjatë kësaj periudhe pritet të zhvillojë vizita edhe në kryeqytetet e tjera të rajonit.

Related Articles