Tentoi t’i fuste në përdorim 105 mijë euro false, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi

Tentoi t’i fuste në përdorim 105 mijë euro false, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj S.S., për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Në njoftim shtohet se, sipas aktakuzës i dyshuari, më  09.12.2024, rreth orës 15:10, në magjistralen Gjilan-Prishtinë, posedonte bankënota false, të cilat kishte tentuar t’i fusë në përdorim, në shumën totale prej njëqind e pesë mijë (105,000.00) eurosh.

Komunikata:

Aktakuzë ndaj S.S për veprën penale “Falsifikim i parasë”

Prishtinë, 28 maj 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.S., për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Sipas aktakuzës, më  09.12.2024, rreth orës 15:10, në magjistralen Gjilan-Prishtinë, i pandehuri, posedonte bankënota false, të cilat kishte tentuar t’i fusë në përdorim, në shumën totale prej njëqind e pesë mijë (105,000.00) eurosh.

Ekspertiza e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ka konstatuar se të gjitha bankënotat ishin të falsifikuara.

Related Articles