Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se shqiptarët kanë triumfuar sa herë kanë qenë të bashkuar rreth një ideali kombëtar.
Në hapje të fushatës së këtij subjekti politik, Osmani tha se më 7 qershor kërkojnë besimin e qytetarëve për ta ngritur Kosovën më lart dhe për të vazhduar rrugën drejt zhvillimit dhe stabilitetit.
Ajo u shpreh se qytetarët do të përballen me një zgjedhje të qartë mes përçarjes dhe bashkimit.
“Prandaj do të zgjidhni shumë qartë mes kaosit dhe maturisë, mes konfliktit dhe ndërtimit, mes politikës që përçan dhe asaj që bashkon. Ne zgjedhim Kosovën që ecën përpara”, deklaroi Osmani.
Sipas saj, vizioni politik që përfaqësojnë mbështetet në frymën e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe në respektimin e sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ne zgjedhim Kosovën që udhëhiqet nga vizioni i Rugovës dhe që nderon sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne zgjedhim Kosovën që u jep shpresë të rinjve, Kosovën që i respekton aleatët”, tha Osmani.
