Kryediplomati shqiptar nesër vizitë në Kosovë, pritet nga Haxhiu e Konjufca

Kryediplomati shqiptar nesër vizitë në Kosovë, pritet nga Haxhiu e Konjufca

Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha do të qëndrojë nesër për vizitë në Kosovë.

Hoxha fillimisht do të pritet në takim nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Ky takim do të zhvillohet në ora 10:00.

Më pas kryediplomati shqiptar do të pritet edhe homologu i tij, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca.

Takimi do të mbahet në ora 12:oo.

Pas takimit, të dy homologët do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Related Articles