27 vjet nga masakrat në Studime dhe Poklek, kujtohen viktimat e krimeve ndaj civilëve shqiptarë

27 vjet nga masakrat në Studime dhe Poklek, kujtohen viktimat e krimeve ndaj civilëve shqiptarë

Në përvjetorin e masakrave në Studime të Vushtrrisë dhe Poklek të Ri të Drenasit, është kujtuar tragjedia e rëndë ku u vranë dhe u zhdukën civilë shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Më 31 maj 1999, në Studime të Vushtrrisë, forcat serbe kanë masakruar 13 anëtarë të familjes Gërxhaliu, nga mosha 7 deri në 74 vjeç, në një nga ngjarjet më të rënda të asaj periudhe.

Një vit më herët, më 31 maj 1998, në Poklek të Ri të Drenasit, janë vrarë dhe zhdukur 10 civilë shqiptarë, në një tjetër akt të rëndë dhune ndaj popullsisë civile.

Këto dy ngjarje konsiderohen si dëshmi të krimeve të luftës të kryera ndaj shqiptarëve gjatë konfliktit në Kosovë dhe mbeten pjesë e kujtesës kolektive për vuajtjet e civilëve dhe çmimin e lirisë.

Related Articles