Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Ermira Bytyçi, ka ndarë me ndjekësit një bilanc të fushatës zgjedhore, të cilin e ka shoqëruar me fotografi të gjobave të trafikut dhe dëmtimeve në veturën e saj.
Bytyçi ka bërë të ditur se gjatë fushatës ka përshkuar mijëra kilometra dhe ka zhvilluar takime të shumta me qytetarë, duke e cilësuar këtë periudhë si një përvojë të mbushur me njerëz të mirë dhe angazhim të vazhdueshëm.
Megjithatë, ajo ka treguar me humor se fushata i ka sjellë edhe disa telashe, përfshirë disa gjoba në trafik dhe një përplasje me veturë.
“Ja sa ia pashë hajrin fushatës. Po mirë që votat s’po m’i dënojnë”, ka shkruar Bytyçi në publikimin e saj, duke e përcjellë mesazhin me nota humori.
