Kompozitori i Dua Lipës dhe Britney Spears gjendet i vdekur në Londër, pas goditjeve të shumta me thikë

Kompozitori i Dua Lipës dhe Britney Spears gjendet i vdekur në Londër, pas goditjeve të shumta me thikë

Talay Riley, kompozitori dhe tekstshkruesi britanik që kishte bashkëpunuar me emra të mëdhenj të industrisë muzikore, përfshirë edhe Dua Lipën, ka humbur jetën tragjikisht pasi u godit me thikë në lindje të Londrës.

Artisti fitues i çmimit Grammy, emri i vërtetë i të cilit ishte Mark Orabiyi, u gjet në një pronë në Rayleigh Road, në zonën Silvertown, pasi policia u thirr në vendngjarje rreth orës 09:00 të mëngjesit të së premtes.

35-vjeçari u gjet me plagë të shumta nga goditjet me thikë dhe u transportua me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht u shpall i vdekur menjëherë pas mbërritjes, shkruan DailyMail.

Related Articles