Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”.
Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda Qendrës Emergjente, gruaja rreth 69-vjeçare ka pësuar politrauma shumë të rënda dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve, duke u konstatuar vdekja e saj.
Ndërkohë, në gjendje të rëndë vazhdon të mbetet burri i saj.
