Haradinaj: Nderim për UÇK-në dhe aleatët, urime për Ditën e Çlirimit në Pejë, Deçan e Malishevë

Haradinaj: Nderim për UÇK-në dhe aleatët, urime për Ditën e Çlirimit në Pejë, Deçan e Malishevë

Ramush Haradinaj ka uruar Ditën e Çlirimit për Pejën, Deçanin dhe Malishevën, duke kujtuar sakrificën e UÇK-së në Dukagjin e Malishevë.

Ai nderoi dëshmorët dhe luftëtarët e lirisë, si dhe theksoi rolin e SHBA-së dhe NATO-s në çlirimin e Kosovës. Në fund, ai uroi banorët e këtyre komunave për këtë ditë të shënuar.

Postimi i plotë:

Peja, Deçani e Malisheva sot shënojnë Ditën e Çlirimit. Në këtë ditë të shënuar, nderojmë guximin dhe sakrificën e trimave të UÇK-së, nga Dukagjini e Malisheva. Një pjesë të tyre i njoha që nga fillet e rezistencës së armatosur, ndërsa shumë prej tyre u ndanë nga ne, duke fituar përjetësinë me veprën dhe sakrificën për liri.

Idealet e shumë patriotëve ndër breza u jetësuan para 27 vitesh, falë gjakut të dëshmorëve, sakrificës së luftëtarëve të lirisë dhe mbështetjes vendimtare të aleatëve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, që u pozicionuan përkrah një populli që kanosej nga shfarosja.

Pejë, Deçan e Malishevë, urime Dita e Çlirimit!

Related Articles