Marrëdhënia mes Soni Malajt dhe Flor Mumajesit ka qenë një nga temat më të përfolura gjatë spektaklit “Ferma VIP 3”, duke tërhequr vazhdimisht vëmendjen e publikut dhe diskutimet në studio.
Në emisionin “Post Ferma VIP”, ish-fermerja u pyet nga moderatori Florian Agalliu nëse kishte pasur komunikim me këngëtarin pas përfundimit të reality show-t.
Soni u përgjigj shkurt dhe me buzëqeshje: “Jo”. Kjo përgjigje u shoqërua menjëherë me batuta në studio.
Sara ndërhyri me humor duke e pyetur: “Jo po, apo jo jo?”, ndërsa Einxhel Shkira komentoi se ndoshta ata nuk kishin folur sepse ishin takuar.
Më tej, moderatori u shpreh se kishte kuptuar përgjigjen e vërtetë në momentin kur Sara bëri pyetjen dhe Soni nuk e kishte vëmendjen te kamera.
Gjatë bisedës, Soni Malaj u pyet edhe për eksperiencën në “Ferma VIP”, të cilën e vlerësoi si shumë të veçantë dhe krejt ndryshe nga mënyra si perceptohet nga jashtë.
Kujtojmë se gjatë qëndrimit në spektakël, Flori kishte surprizuar Soni Malajn me 300 dronë.
