“Rrugës për Drenicë, Bajraktarët” – Lajmërohet Gani Geci

“Rrugës për Drenicë, Bajraktarët” – Lajmërohet Gani Geci

Gani Geci është lajmëruar në rrjetet e tij sociale pas lirimit nga paraburgimi, duke publikuar mesazhin: “Rrugës për Drenicë, Bajraktarët”.

Lajmërimi i tij vjen pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj tij.

Sipas njoftimit të gjykatës, lirimi erdhi pasi Prokuroria kërkoi ndërprerjen e paraburgimit dhe gjyqtari i procedurës paraprake e aprovoi kërkesën.

Ndërkohë, avokati i tij, Besnik Berisha, kishte njoftuar se ishte tërhequr nga mbrojtja, duke pretenduar se ndaj Gecit ishte ushtruar presion për pranimin e fajësisë në këmbim të mundësisë për lirimin nga paraburgimi.

Geci ishte në paraburgim nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.

Related Articles