2049 ditë pritjeje dhe shpresë – Mesazhi prekës i Altin Krasniqit për babain e tij, Jakupin

2049 ditë pritjeje dhe shpresë – Mesazhi prekës i Altin Krasniqit për babain e tij, Jakupin

Nga data 4 nëntor 2020 deri më sot kanë kaluar 2049 ditë, një periudhë e gjatë pritjeje dhe mungese për familjen e Altin Krasniqi.

Në një mesazh emocional, ai ka kujtuar çdo ditë të kësaj periudhe, duke theksuar dhimbjen dhe shpresën që kanë shoqëruar familjen e tij gjatë këtyre viteve.

“2049 mëngjese jemi zgjuar me shpresën se babi do të kthehet. 2049 net kemi mbyllur sytë duke u lutur për shëndetin dhe kthimin e tij,” ka shkruar ai, duke e përshkruar pritjen si një dhimbje të vazhdueshme familjare.

Ai thekson se, ndonëse sipas tij “u janë vjedhur 2049 ditë”, e vërteta nuk mund të zhduket dhe nuk mund të fshihet.

Në fund të mesazhit të tij, ai shprehet se pritjes po i vjen fundi, duke nënvizuar bindjen e tij se “Çlirimtarët kanë qenë, janë dhe do të mbeten heronj”.

Related Articles