jë aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës, 09:45, në Deçan ku një person ka mbetur i lënduar.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në rrugen ‘ Tahir Zemaj’ në Deçan.
Rugova tutje tha se si pasoj e këtij vetaksidenti përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime trupore, e që i njejti është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor.
