Beqaj përshendetet me shokët e skuadrës pas 10 viteve, tani ai do të jetë pjesë e Gjilanit

Beqaj përshendetet me shokët e skuadrës pas 10 viteve, tani ai do të jetë pjesë e Gjilanit

Fabian Beqaj, e ka dhënë edhe lamtumirën me bashkëlojtarët e skuadrës, derisa është përshendetur me kampin e Teutës.

27 vjeçari i cili ka qëndruar për afër 10 vite të skuadra durrësake, duke fituar plotë tre tituj me “Djemtë e Detit” dhe ka kontribuar me plotë pesë gola në 114 ndeshje të zhvilluara.

Mesfushori tani sipas asaj që mëson “Sheshi”, ai do të jetë pjesë e Gjilanit, ku edhe ka arritur marrëveshje me kampin kuqebardhë, derisa prezantimi i tij pritet të bëhet nesër (e martë).

Beqaj me parë përveç Teutës, ka luajtur edhe për Besën e Kavajës. Ndërsa skuadra e Gjilanit, do të jetë ekipi i tij i tretë në karrierë.

Related Articles