Zjarrvënie e qëllimshme në Mitrovicën e Veriut, digjet automjeti i parkuar prej muajsh

Zjarrvënie e qëllimshme në Mitrovicën e Veriut, digjet automjeti i parkuar prej muajsh

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në Mitrovicën e Veriut, ndërsa dyshimet e para të hetuesve janë se zjarri është vënë qëllimisht.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në rrugën “Zoran Gjingjiq”, prapa Qendrës së Mjekësisë Familjare.

Automjeti i përfshirë nga zjarri ishte një Opel Corsa, në pronësi të J. F., rreth 49-vjeçar.

Sipas informacioneve, vetura kishte qenë e parkuar në atë lokacion që nga tetori ose nëntori i vitit të kaluar.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë e zjarrfikësve, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, ndërsa më pas hetuesit dhe eksperti i zjarreve kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, bazuar në vlerësimet paraprake të ekspertit, ekzistojnë dyshime se zjarri është shkaktuar qëllimisht.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar është iniciuar rasti për veprën penale “Zjarrvënie”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles