Dalin pamjet nga rrënimi i objekteve pa leje pranë liqenit të Ujmanit

Dalin pamjet nga rrënimi i objekteve pa leje pranë liqenit të Ujmanit

Policia e Kosovës ka nisur mëngjesin e sotëm asistimin në një aksion për rrënimin e 11 shtëpive të pushimit në zonën e njohur si “Plazhi i shqiptarëve”, në Ujman, Komuna e Zubin-Potokut.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, për Indekosnlinen se aksioni ka filluar në orën 07:00, me kërkesë të ndërmarrjes “Ibër-Lepenci” dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Sot nga ora 07:00 kemi filluar asistimin e ‘Ibër-Lepencit’ dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Jemi duke asistuar në vendin e quajtur ‘Plazhi i shqiptarëve’, në Ujman, Zubin-Potok, ku është planifikuar të rrënohen 11 shtëpi pushimi”, deklaroi Elshani.

Related Articles