Lirimi i prokurorëve serbë nga detyra, Atiqi i VV-së ‘eskalon’: Ajde p****

Lirimi i prokurorëve serbë nga detyra, Atiqi i VV-së ‘eskalon’: Ajde p****

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka reaguar pas vendimit për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

Lajmin për nënshkrimin e dekreteve e kishte bërë të ditur ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Atiq ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook njoftimin e Haxhiut, ndërsa reagimi i tij më pas ka shkaktuar vëmendje për shkak të gjuhës së përdorur në koment.

Në postimin e tij në gjuhën serbe, Atiq ka përdorur një shprehje fyese ndaj vendimit, pa dhënë sqarime të tjera për reagimin e tij.

Vendimi për lirimin e shtatë prokurorëve erdhi pas një procesi disa vjeçar, ndërsa autoritetet kosovare kanë deklaruar se ai është marrë në përputhje me procedurat ligjore dhe institucionale.

Related Articles