Dua Lipa fotografohet sërish në studio në Nju Jork, stili i saj tërheq gjithë vëmendjen

Dua Lipa fotografohet sërish në studio në Nju Jork, stili i saj tërheq gjithë vëmendjen

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, është fotografuar duke mbërritur në studion Electric Lady Studios në Nju Jork, duke nxitur sërish aludimet se është duke punuar për projekte të reja muzikore.

Këngëtarja 30-vjeçare u shfaq me një stil të thjeshtë, por tejet modern. Ajo kishte veshur një bluzë të gjelbër, pantallona sportive të zeza dhe atlete, ndërsa identitetin u përpoq ta mbante disi të fshehur me një kapuç të zi mbi kokë dhe syze të mëdha dielli.

Një nga detajet që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte çanta e saj luksoze Hermès Birkin, e personalizuar me shalle shumëngjyrëshe dhe varëse dekorative, e cila tashmë është kthyer në një nga aksesorët e saj të preferuar.

Megjithatë, ajo që nuk kaloi pa u vënë re ishte unaza me shkëlqim në dorën e majtë, e cila ka shtuar edhe më shumë interesimin e publikut pas raportimeve të fundit për martesën e saj me aktorin Callum Turner.

Related Articles