29 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

29 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Sot shënohen 29 vjet nga dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në skenën publike.

Më 28 nëntor 1997, gjatë ceremonisë së varrimit të mësuesit Halit Geci në Llaushë të Skenderajt, tre pjesëtarë të armatosur të UÇK-së u shfaqën publikisht për herë të parë.

Dalja e tyre para qytetarëve shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e rezistencës së armatosur në Kosovë dhe u bë një nga ngjarjet që do të paraprinte luftën e vitit 1998-1999.

Në atë ceremoni, njëri nga pjesëtarët e UÇK-së mbajti një fjalim para të pranishmëve, duke përcjellë mesazhin se Ushtria Çlirimtare e Kosovës do të vazhdonte luftën për çlirimin e vendit.

Kjo ngjarje, e ndodhur 29 vjet më parë në Llaushë, kujtohet sot si dalja publike e UÇK-së, e cila më pas do të luante rol qendror në luftën për çlirimin e Kosovës./

Related Articles