Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili sot ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID, ka apeluar te qytetarët të vaksinohen.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vaksina është mbrojtja më e mirë nga COVID 19.
“Duke u vaksinuar mbrojmë shëndetin e njëri-tjetrit dhe evitojmë një mbyllje tjetër të vendit që do të ishte fatale për ekonominë tonë. Sot e mora edhe dozën e dytë të vaksinës. Ftoj secilin qytetarë që të vaksinohet”, ka shkruar ai./Gazeta Enigma/